Tuesday, August 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShqipëria shpall "non grata" imamin Bekir Halimi dhe Valon Belën, shtetas të...

Shqipëria shpall “non grata” imamin Bekir Halimi dhe Valon Belën, shtetas të RMV-së

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpalli “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raportojnë mediat në Tiranë, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit Shqiptar, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Belën dhe imamin Bekir Halimi me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!