Më 27.07.2026, në ora 21:15, në rrugën „Turizëm“ në Strugë, zyrtarët policorë të SPB Strugë e privuan nga liria D.T. (65) nga Ohri.
Më parë, ai, duke drejtuar një automjet të tipit „Volkswagen Passat“ me targa të Ohrit, kishte shkaktuar një aksident trafiku duke u përplasur me një automjet të tipit „Audi“ me targa të Strugës, të drejtuar nga K.B. nga Struga.
Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, zyrtarët policorë konstatuan se D.T. kishte 1,70 promilë alkool në gjak, pas së cilës ai u përjashtua menjëherë nga komunikacioni.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
(Struga Ekspres)













