Friday, July 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKonsullata e Përgjithshme e Kosovës nderon me mirënjohje familjen e të ndjerit...

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës nderon me mirënjohje familjen e të ndjerit Mixhair Musai nga Frëngova, për mbështetjen e dhënë në Kosovë! Mirënjohje u dhanë dhe për disa personalitete (FOTO)

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës nderon personalitete me mirënjohje në Strugë

Në një ceremoni solemne të organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, u shënua përvjetori i ngritjes dhe inaugurimit të Memorialit “Faleminderit Strugë”, një simbol i mirënjohjes për mbështetjen e dhënë Kosovës ndër vite.
Me këtë rast, Konsulli i Përgjithshëm, Agim Krasniqi, ndau mirënjohje për individë dhe familje që, në periudha dhe rrethana të ndryshme, kanë kontribuar për çështjen e Kosovës dhe kanë mbështetur veprimtarinë e Konsullatës, shkruan Struga Ekspres.

Mirënjohjet iu ndanë: Mixhair Musai (pas vdekjes), familjes Musai, Jeta Lumani Ademi, Alide Hani, Musli Fida dhe Xhurije Elmazi.
Në fjalën e tij, Konsulli Krasniqi vlerësoi lart angazhimin dhe përkushtimin e të nderuarve, duke theksuar se kontributi i tyre mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Strugës.
Ceremonia u mbyll me shprehjen e falënderimeve dhe respektit për të gjithë ata që kanë qenë pranë Kosovës në momente të rëndësishme të historisë së saj.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!