Thursday, July 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDora e zezë sot goditi këshilltarët e opozitës në Strugë që mendojnë...

Dora e zezë sot goditi këshilltarët e opozitës në Strugë që mendojnë ndryshe! Kjo njollosje publike nuk kalon te struganët!

Dora e zezë sot goditi këshilltarët e opozitës në Strugë që mendojnë ndryshe! Kjo njollosje publike nuk kalon te struganët!

Pankarta e vendosur në Strugë kundër disa këshilltarëve është një tjetër dëshmi e një mentaliteti që nuk pranon përballjen me argumente, por zgjedh etiketimin dhe presionin publik.

Tentativa për t’i frikësuar apo për t’i paraqitur si fajtorë është një sulm ndaj vetë demokracisë lokale.
Ata që fshihen pas mesazheve anonime duhet ta dinë se presioni dhe propaganda nuk mund ta zëvendësojnë debatin publik. Struga nuk ka nevojë për ndarje dhe përçarje, por për përgjegjësi, respekt dhe të vërtetën.

Është koha që të ndalet kjo kulturë e sulmeve dhe të kuptohet se përfaqësuesit e zgjedhur nuk do të heshtin përballë çdo tentative për frikësim.
Qytetarët meritojnë debat me fakte, jo skenarë presioni dhe njollosje publike.

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!