Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, paralajmëron përparim të shpejtë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Gjatë inspektimit të punimeve në një rrugë lokale në Tetovë, premtoi se vitin e ardhshëm do të jenë gati kilometrat e para të autostradës Tetovë-Gostivar, projekt, që sipas tij, pritet të përfundojë plotësisht deri në vitin 2028.
“Kemi ecuri të mirë nga ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar. Kjo është një autostradë që e filloi kjo qeveri. Janë zgjidhur të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimin, ndërsa tani po zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me dislokimin e rrjeteve të ujësjellësit. Dhe nëse vazhdojmë me këtë dinamikë, që vitin e ardhshëm do të shohim kilometrat e parë të përfunduar, ndërsa deri në fund të vitit 2028 do të jetë tërësisht e përfunduar autostrada nga Tetova deri në Gostivar”, tha Aleksandar Nikolloski, ministër I Transportit













