📢 Apel për përdorim të përgjegjshëm të ujit të pijshëm
Të nderuar bashkëfshatarë,
Gjatë dy ditëve të fundit kam pranuar disa telefonata dhe mesazhe nga banorët e fshatit, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për keqpërdorimin e ujit të pijshëm.
Në këto ditë me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që uji i pijshëm të përdoret me kujdes dhe përgjegjësi. E kuptojmë plotësisht se tokat bujqësore kanë nevojë për ujitje dhe se kjo është pjesë e punës së përditshme të shumë familjeve. Megjithatë, në situatat kur kapaciteti i rrjetit të ujësjellësit vihet nën ngarkesë të madhe, prioritet duhet të jetë furnizimi i pandërprerë i qytetarëve me ujë të pijshëm.
Këto ditë konsumi rritet edhe më shumë për shkak të temperaturave të larta, ndërsa me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë nga mërgimi ngarkesa mbi sistemin e ujësjellësit bëhet edhe më e madhe.
Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve që:
* të shmangni përdorimin e ujit të pijshëm për ujitje të tokave, kopshteve apo sipërfaqeve të mëdha gjatë ditës;
* të përdorni ujin me kursim dhe vetëm për nevoja të domosdoshme;
* të tregojmë solidaritet dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, në mënyrë që çdo familje të ketë ujë të mjaftueshëm për nevojat bazë.
Me pak kujdes nga secili prej nesh, mund të shmangim problemet dhe të sigurojmë furnizim normal me ujë për të gjithë.
Faleminderit për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë tuaj!
BL-Kalishtë













