Thursday, July 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFaton Pollozhani: Mendi Qyra u bën presion punonjësve të administratës

Faton Pollozhani: Mendi Qyra u bën presion punonjësve të administratës

Me shqetësim të madh po ndjek presionin që po ushtrohet ndaj punonjësve të administratës në Komunën e Strugës. Është e papranueshme që administrata publike të vihet nën frikësim apo presion për shkak të bindjeve politike apo angazhimit qytetar jashtë orarit të punës.

Si Kryetar i Degës së BDI-së në Strugë, e dënoj këtë qasje dhe kërkoj që të ndërpritet menjëherë çdo formë presioni ndaj administratës. Punonjësit duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre pa frikë për vendin e punës.

I bëj apel Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, që të ndalojë menjëherë këtë praktikë dhe të respektojë të drejtat e punonjësve dhe parimet demokratike.

Në të kundërtën, do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e administratës dhe të drejtave të çdo punonjësi. Askush nuk është mbi ligjin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!