Më 08.07.2026, rreth orës 22:30, në bulevardin “Turistička” në Ohër, është privuar nga liria I.M. (32) nga Ohri. Ai, duke drejtuar një automjet të tipit Range Rover me targa çeke, nuk e ndaloi automjetin pas sinjalit të dhënë nga patrulla policore, por u largua. Pas ndërmarrjes së aktiviteteve shtesë nga policia, ai u ndalua.
Gjatë kontrollit, efektivët e policisë vunë re se në automjet ndodhej edhe S.P. (44) nga Ohri, i cili menjëherë gëlltiti një pako me lëndë narkotike, pas së cilës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Policia thirri Ndihmën e Shpejtë, e cila e transportoi S.P.-në në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Atje, pavarësisht masave mjekësore të ndërmarra, ai ndërroi jetë.
Me urdhër të prokurorit publik, sot do të kryhet autopsia në Spitalin e Përgjithshëm në Manastir (Bitolë). Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
(Struga Ekspres)













