Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë ditës së nesërme pritet një rritje e lehtë e çmimeve të derivateve të naftës, si rezultat i lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas tij, gjatë javës së kaluar çmimi i naftës në bursat botërore është rritur me rreth 5 deri në 6 për qind, ndërsa benzina ka shënuar një rritje prej 2 deri në 3 për qind. Ai vlerësoi se dizeli mund të shtrenjtohet me rreth 2 deri në 2,5 denarë për litër, ndërsa benzina me afërsisht 1 denar për litër.
Megjithatë, Mickoski theksoi se vendimin përfundimtar për çmimet do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë, i cili pritet t’i publikojë nesër tarifat e reja.
Ai shtoi se, pavarësisht rritjes së pritshme, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër vendet me çmimet më të ulëta të derivateve të naftës në rajon.













