Saturday, July 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTragjedi në rrugën Prrenjas-Librazhd: Një gur nga mali bie mbi makinë, humb...

Tragjedi në rrugën Prrenjas-Librazhd: Një gur nga mali bie mbi makinë, humb jetën 42 vjeçari pranë fshatit Hotolisht

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 42-vjeçari mbrëmjen e sotme në qarkun e Elbasanit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30 në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Hotolisht.

Sipas të dhënave paraprake, një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një automjet të tipit “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet A. H., banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Përplasja rezultoi fatale, pasi drejtuesi i mjetit humbi jetën si pasojë e goditjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!