Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 42-vjeçari mbrëmjen e sotme në qarkun e Elbasanit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30 në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Hotolisht.
Sipas të dhënave paraprake, një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një automjet të tipit “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet A. H., banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.
Përplasja rezultoi fatale, pasi drejtuesi i mjetit humbi jetën si pasojë e goditjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.













