Edhe pushteti i ri në Strugë nuk ka ndërmend të vendosë transmetim online të seancave të Këshillit. Edhe pse këshilltarët e VMRO-së dhe kryetari i komunës, Qyra, deklaruan se Struga do të ketë transmetim online, pas më shumë se 3 muajsh procedura ka mbetur e bllokuar.
Arsyetimi është se qenka një çështje specifike dhe nuk paska mundësi të sigurohet përkthyes, megjithëse, për krahasim, Tetova siguron transmetim online të seancave të saj.
Kujt i pengon dhe kush nuk dëshiron që banorët e Strugës ta ndjekin punën e Këshillit të Komunës së Strugës?
Klime Karamitre- Këshilltar në Këshillin Komunal të Strugës













