Tuesday, June 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFillon pastrimi i Drinit të Zi

Fillon pastrimi i Drinit të Zi

Nga SHA ESM, përmes Degës HEC “Drini i Zi”, edhe këtë vit tradicionalisht kanë nisur aksionin për kositjen e algave (resave) në pjesën urbane të lumit Drini i Zi.
Nga kompania theksojnë se, megjithëse për ta kjo nuk përbën detyrim ligjor, të udhëhequr nga dëshira për ruajtjen e bukurisë autentike të Strugës dhe për një mjedis të pastër, prej vitesh me radhë ata e organizojnë dhe e realizojnë plotësisht këtë aksion.

Ata informojnë se është zhvilluar një procedurë tenderimi për përzgjedhjen e një kompanie të specializuar për pastrimin e shtratit të lumit, pas së cilës aktivitetet në terren kanë filluar zyrtarisht sot, ndërsa pritet të përfundojnë plotësisht më së voni deri të premten, më 3 korrik 2026.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!