Monday, June 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMelisa Dimitrioski ylli i kampionatit, "Drini" me rezultate të jashtëzakonshme!

Melisa Dimitrioski ylli i kampionatit, “Drini” me rezultate të jashtëzakonshme!

Melisa Dimitrioski ylli i kampionatit, “Drini” me rezultate të jashtëzakonshme!

Në ditën e dytë të kampionatit, Klubi i Atletikës “Drini” vazhdoi me paraqitje të shkëlqyera, duke fituar gjithsej 3 medalje të arta.
Melisa Dimitrioski shkëlqeu me dy medalje të arta, duke triumfuar në disiplinat 100 m me pengesa dhe 200 m. Ndërsa Gilman Junuzi u shpall kampion në garën e 800 metrave, duke fituar medaljen e artë.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Gilman Junuzi, si anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, kontribuoi në thyerjen e rekordit shtetëror në stafetën 4×400 metra, një arritje e jashtëzakonshme.
Paraqitje shumë të mira patën edhe Sara Dimitrioski, Ermal Isufi, Lirim Isufi dhe Arben Mustafai, të cilët me rezultatet dhe pikët e tyre ndihmuan klubin të arrijë një renditje sa më të mirë në kampionat.
Në total, Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, e mbylli kampionatin me 4 medalje të arta dhe 2 medalje të argjenta – një sukses i shkëlqyer dhe dëshmi e punës së palodhshme të sportistëve dhe trajnerëve. 🥇🏆

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!