Sunday, June 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE rëndë në RMV/ 15-vjeçarja tenton të vetëvritet për shkak të dhunës...

E rëndë në RMV/ 15-vjeçarja tenton të vetëvritet për shkak të dhunës nga babai

Një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi ka tentuar t’i japë fund jetës, pas një periudhe të gjatë dhune psikologjike dhe fizike që, sipas raportimeve, është ushtruar nga babai i saj ndaj saj, motrës 18-vjeçare dhe nënës së tyre.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë ndaj një 56-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Rrezikim i sigurisë” sipas Kodit Penal.

Sipas njoftimit, i dyshuari për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë dhe sjellje agresive ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tyre. Për shkak të frikës, familjarët nuk e kishin raportuar më herët rastin, derisa situata ka eskaluar, duke çuar në tentativën e vetëvrasjes nga 15-vjeçarja, e cila nuk ka mundur të përballojë më presionin, kërcënimet dhe fyerjet e vazhdueshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!