Friday, June 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti31 vjeçari nga Struga plagoset duke peshkuar

31 vjeçari nga Struga plagoset duke peshkuar

Më 18.06.2026, në ora 22:25, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” – Ohër, është raportuar se I.M. (31) nga Struga, gjatë peshkimit me harpun (shtizë peshkimi) në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë autokampit në bregun e Ohrit, është vetëlënduar.

Pas masave të ndërmarra, zyrtarët policorë e gjetën personin e lënduar, i cili më pas u transportua me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore dhe u mbajt për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.

Me urdhër të prokurorit publik, harpuni dhe e gjithë pajisja e peshkimit janë sekuestruar për procedura të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!