Monday, June 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShaqiri: I dorëzojmë mandatet nëse VLEN sjell Ligj për faljen e të...

Shaqiri: I dorëzojmë mandatet nëse VLEN sjell Ligj për faljen e të dënuarve të rastit “Alfa”

“Gjatë debatit të sotëm për Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një deputet kërkoi që ne të dorëzojmë mandatet tona të deputetit.

Përgjigjja jonë ishte e qartë: jemi të gatshëm t’i dorëzojmë mandatet tona nëse paraprakisht sillni ligj për faljen e të dënuarve në rastin Alfa dhe në rastin e Kumanovës, si dhe nëse e tërhiqni këtë propozim-ligj, të cilin e konsiderojmë të dëmshëm për shqiptarët dhe për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Ne nuk do të heshtim përballë çdo nisme që cenon të drejtat kolektive të shqiptarëve. Mandatet tona janë marrë për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përgjegjësi, pa u përkulur para presioneve politike. Debati për këtë ligj ka shkaktuar përplasje të forta politike në Kuvend dhe qëndrime të ndryshme mbi ndikimin e tij te përfaqësimi i bashkësive.”, keshtu u pergjigj deputeti i ASh-së Rijad Shaqiri, pasi nje deputet paraprakisht kërkoi që t’i dorëzojnë mandatet.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!