Monday, June 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaVajza 17-vjeçare shqiptare nga Maqedonia ka humbur në Gjermani, kërkohet ndihmë për...

Vajza 17-vjeçare shqiptare nga Maqedonia ka humbur në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj!

Florinda Zekirovski, rezulton e zhdukur që prej datës 11.06.2026, rreth orës 08:00, në Kornwestheim, Gjermani.

Ajo është parë për herë të fundit kur është nisur për në punë në një kopsht fëmijësh në Kornwestheim. Sipas informacioneve të familjarëve, sinjali i fundit i telefonit të saj është regjistruar në Tübingen.

Në momentin e zhdukjes kishte veshur xhaketë të bardhë, xhinse të zeza dhe mbante një çantë gri.

Policia është njoftuar dhe po merret me rastin, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet. Dyshohet se ajo mund të ndodhet në zonën e Stuttgartit ose në qytete të tjera përreth.

Nëse e keni parë ose keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ju lutemi kontaktoni menjëherë në: +49 176 41256860

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e Florindës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!