Më 14.06.2026, në ora 01:05, në vendin e quajtur “Ura e Moroishtit” pranë Strugës, zyrtarët policorë nga Njësia për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm me Drogë pranë SPB Strugë e privuan nga liria J.O. (39) nga Struga. Gjatë kontrollit dhe bastisjes së kryer ndaj tij, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës, njoftojnë nga policia.













