Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banuese në Maqedoninë e Veriut, nga Livadhia e Strugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet, raporton bufiurtë.al.
Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Përcjell Struga Ekspres













