Friday, June 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLypësit dhe qentë endacakë mbeten sfidë e pazgjidhur në Strugë

Lypësit dhe qentë endacakë mbeten sfidë e pazgjidhur në Strugë

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme nga qytetarët, problemi me lypësit dhe qentë endacakë vazhdon të mbetet një nga çështjet më të dukshme në Strugë.

Banorët shprehen se në zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos gjatë sezonit turistik, vërehet prani e shtuar e personave që kërkojnë lëmoshë, ndërsa qentë endacakë vazhdojnë të jenë të pranishëm në rrugë, parqe dhe hapësira publike.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa më efikase për trajtimin e këtyre problemeve, duke theksuar se nevojiten zgjidhje afatgjata dhe jo vetëm veprime të përkohshme. Sipas tyre, menaxhimi i qenve endacakë dhe adresimi i problematikës sociale që lidhet me lypjen janë të rëndësishme për sigurinë, imazhin dhe cilësinë e jetës në qytet.

Ndërkohë, pritjet e banorëve mbeten që autoritetet lokale të ofrojnë një plan konkret për përballimin e këtyre sfidave, të cilat prej vitesh vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë në Strugë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!