Më 11.06.2026, në ora 04:06, në stacionin policor në fshatin Veleshtë të Strugës është raportuar se gjatë një feste në një shtëpi në Vevçan është prishur rendi dhe qetësia publike me bërtitje ndërmjet disa të miturve, ku njëri prej tyre me një objekt prej qelqi ka goditur shokun e tij të shkollës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)













