TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SPANJOLL: JESÚS DE MIGUEL NDËRRON JETË PAS PËRPLASJES NË FUSHË
Një tragjedi e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Futbollisti Jesús de Miguel ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes Tenerife–Andorra.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te klubi, bashkëlojtarët dhe tifozët.














