Wednesday, June 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNëna e rrahë në rrugë fëmijën 4-vjeçar e më pas e braktisë

Nëna e rrahë në rrugë fëmijën 4-vjeçar e më pas e braktisë

Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë.

Sipas informacioneve, rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj, të moshës tre deri në katër vjeç.

Siç bëhet e ditur, pas reagimit të kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për ta mbrojtur fëmijën, gruaja e ka lënë të miturin në rrugë dhe është larguar me një karrocë ku ndodhej një tjetër fëmijë i mitur.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e autores së dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija, pas marrjes së ndihmës mjekësore, i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Tetovë për trajtim të mëtejshëm.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!