Wednesday, June 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVjedhin makinën Volkswagen Golf, arrestohen në kufi

Vjedhin makinën Volkswagen Golf, arrestohen në kufi

Në datën 10.06.2026, në ora 00:10, në Pikën Kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë privuan nga liria T.E. (45) dhe R.F. (39), të dy nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe verifikimit në evidencat operative u konstatua se ndaj tyre ishte lëshuar masë arrestimi me kërkesë të MPB- Çair, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “marrje e kundërligjshme e automjetit motorik”, sipas nenit 242 të Kodit Penal.

Konkretisht, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është arritur në përfundimin se më 07.06.2026, rreth orës 00:45, në rrugën “Jadranska Magistrala”, ata kanë marrë një automjet të tipit Volkswagen Golf me targa të Shkupit, në pronësi të R.B. (24) nga fshati Araçinë, rajoni i Shkupit.
Të dy personat janë dërguar në Stacionin Policor Çair dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!