Rikthimi i linjave ajrore mes Beogradit dhe Ohrit, si dhe Stambollit dhe Ohrit, nis këtë javë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Gjatë vizitës së tij në Ohrid, ku mirëpriti grupin e parë të vizitorëve nga Wrocław dhe pa nga afër ecurinë e punimeve për modernizimin e aeroportit, Nikoloski u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritanishme, duke i cilësuar ato si shumë pozitive dhe përtej pritshmërive.
Sipas tij, më 9 qershor pritet të realizohet edhe fluturimi inaugurues nga Katowice, një hap që do ta forcojë më tej lidhjen e Ohrid me tregun turistik polak.
Ai theksoi se hapja e këtyre linjave të reja ajrore do t’u krijojë mundësi turistëve nga Polonia të zbulojnë bukuritë e rajonit jugperëndimor të vendit, përfshirë Ohrin, Strugën dhe Debrcën.













