Sunday, June 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNdërron jetë futbollisti 23 vjeçar Fatjon Bunjaku pas aksidentit tragjik

Ndërron jetë futbollisti 23 vjeçar Fatjon Bunjaku pas aksidentit tragjik

Një ngjarje e rëndë ka prekur botën e futbollit shqiptar dhe sportdashësit kudo. Futbollisti Fatjon Bunjaku ka ndërruar jetë tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas informacioneve të publikuara, 22-vjeçari ishte duke lëvizur në autostradën Vushtrri–Mitrovicë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, kur u përfshi në një aksident me pasoja fatale.

Gjatë sezonit të fundit, Bunjaku ishte pjesë e skuadrës së Elbasanit, ku regjistroi 25 paraqitje dhe shënoi 3 gola, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekipin. Në të kaluarën ai kishte luajtur edhe për Malishevën, si dhe për disa klube të tjera në Kosovë. Gjithashtu, kishte përfaqësuar Kosovën në nivelin U-21.

Humbja e tij e parakohshme lë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe i gjithë komuniteti sportiv.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Bunjaku, të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
🕯️ Qoftë i paharruar kujtimi i tij. U prehtë në paqe, Fatjon Bunjaku. 🙏⚽

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!