Sunday, June 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAeroporti i Ohrit rikthen fluturimet me Stambollin dhe Beogradin

Aeroporti i Ohrit rikthen fluturimet me Stambollin dhe Beogradin

Rikthimi i linjave ajrore mes Beogradit dhe Ohrit, si dhe Stambollit dhe Ohrit, nis këtë javë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Gjatë vizitës së tij në Ohrid, ku mirëpriti grupin e parë të vizitorëve nga Wrocław dhe pa nga afër ecurinë e punimeve për modernizimin e aeroportit, Nikoloski u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritanishme, duke i cilësuar ato si shumë pozitive dhe përtej pritshmërive.
Sipas tij, më 9 qershor pritet të realizohet edhe fluturimi inaugurues nga Katowice, një hap që do ta forcojë më tej lidhjen e Ohrid me tregun turistik polak.

Ai theksoi se hapja e këtyre linjave të reja ajrore do t’u krijojë mundësi turistëve nga Polonia të zbulojnë bukuritë e rajonit jugperëndimor të vendit, përfshirë Ohrin, Strugën dhe Debrcën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!