Friday, May 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArusha shfaqet në fshatin Shum! Kërkohet kujdes nga banorët e disa fshatrave

Arusha shfaqet në fshatin Shum! Kërkohet kujdes nga banorët e disa fshatrave

Banorët e fshatit Shum në komunën e Strugës janë përballur sot me një situatë të pazakontë, pasi një arushë është shfaqur në zonën e fshatit, njofton Struga Ekspres.

Sipas dëshmive të banorëve, kafsha është parë në orët e mëngjesit pranë zonave të banuara dhe ka shkaktuar shqetësim te banorët lokalë, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente.

Ende nuk ka informacione nëse arusha ka shkaktuar dëme apo nëse është larguar nga zona, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përkatëse për sigurinë e qytetarëve dhe kapjen apo largimin e kafshës nga terreni i banuar.

Banorëve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjet në zonat pyjore përreth deri në një njoftim të ri zyrtar.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!