Klubi Futbollistik Kumanova njofton me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Agan Asani, vetëm 13 vjeç, shkruan Struga Ekspres.
Kjo humbje e parakohshme ka tronditur thellë klubin tonë, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe e gjithë familja sportive e KF Kumanova.
Në këto momente të vështira, KF Kumanova shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Asani, të afërmit dhe miqtë e Aganit, duke ndarë dhimbjen me ta.
Kujtimi për Agan Asanin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e klubit.
U prehtë në paqe.
(Struga Ekspres)













