Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me periudha me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Gjatë orëve të pasdites mund të paraqiten reshje të izoluara shiu, të shoqëruara me erëra të përforcuara.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë ndërmjet 9 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 23 deri në 32 gradë.
Të premten dhe të shtunën parashihet mot më i qetë dhe stabil, me një rënie të lehtë të temperaturave.













