Saturday, May 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHumanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan! Valbon Limani i del...

Humanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan! Valbon Limani i del në ndihmë një udhëtari

Një gjest human dhe modest nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, është vlerësuar nga qytetarët pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë një udhëtimi me aeroplan.

Sipas dëshmitarëve, gjatë fluturimit njërit prej udhëtarëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Në ato momente, kryetari Limani reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke qëndruar pranë qytetarit deri në stabilizimin e gjendjes së tij.

Veprimi i tij u vlerësua si një akt humanizmi dhe përkujdesjeje, duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj qytetarëve nuk kufizohet vetëm në institucion, por shfaqet edhe në situata të përditshme ku ndihma dhe solidariteti janë më të nevojshme.

Ky gjest modest i kryetarit Limani u komentua pozitivisht nga udhëtarët e pranishëm, të cilët e konsideruan si shembull të afërsisë dhe përkushtimit ndaj njerëzve në çdo rrethanë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!