Struga sot qëndron krah studentëve dhe zërit të drejtësisë.
Me qindra të rinj të bashkuar në një protestë paqësore, me dinjitet dhe respekt për sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë gjuhë dhe këtë identitet.
Pranë nesh është edhe vajza e dëshmorit Nuri Mazari, si kujtesë se pas kësaj gjuhe, këtij flamuri dhe këtij zëri qëndrojnë dëshmorë e sakrifica të mëdha.
‘Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes’ — një mesazh që sot u dëgjua fuqishëm nga Struga.
















