Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar fuqishëm në mbështetje të protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Shkup, e cila do të mbahet të hënën, më 18 Maj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku e ka cilësuar këtë organizim si një betejë legjitime për të drejtat më themelore njerëzore dhe kombëtare, me fokus të veçantë mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe.
“E paimagjinueshme që në vitin 2026 të luftohet për të drejtat bazike”.
Ish-ambasadorja dhe deputetja e PDK-së ka shprehur keqardhjen që në një shtet anëtar të NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut, shqiptarëve ende u duhet të dalin në rrugë për të mbrojtur identitetin dhe dinjitetin e tyre.













