Thursday, May 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni39 vjeçari i'a vjedh celularin gjermanit dhe sulmon policin

39 vjeçari i’a vjedh celularin gjermanit dhe sulmon policin

Më 13 maj 2026, në ora 16:35, në rrugën “Ilindenska” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria një person 39-vjeçar nga Ohri, shkruan Struga Ekspres.

Ai dyshohet se në periudhën nga ora 12:30 deri në 13:30 në Ohër, duke përdorur forcë, i ka marrë një telefon celular një 28-vjeçari nga Gjermania. Pasi është dërguar në Stacionin Policor të Ohrit, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë që po kryenin detyra zyrtare dhe ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar dhe ndaluar.

Më vonë, me urdhër gjykate, në periudhën nga ora 20:40 deri në 22:20, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të palejuar me drogë dhe armë pranë SPB Ohër kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse në Ohër.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një peshore digjitale, një grimcues, fara të bimës së kanabisit, një kërcell i bimës së kanabisit dhe sende të tjera të përshtatshme për kultivimin e kanabisit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse, njoftojnë nga MPB-ja. (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!