Sektori për Krim Kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësia për Siguri Kibernetike pranë Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë opinionin se ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e shpeshtë, ku persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë qytetarëve në Maqedoni mesazhe për kinse kundërvajtje të regjistruar në trafik dhe kërkojnë pagesë me kartelë bankare përmes një ueb-faqeje të rreme: http://mvr.govmk.cam/mk













