Delegacioni i SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” nderon figurat themeluese në kuadër të 20-vjetorit
Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”-Strugë, një delegacion i shkollës realizoi vizita përkujtimore pranë varreve të drejtorit të parë, Musa Musai, dhe drejtorit Urim Kreka.
Me këtë rast, u vendosën lule në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe nderimi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe avancimin e institucionit arsimor ndër vite.
Përfaqësuesit e shkollës theksuan se figura dhe vepra e tyre mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së gjimnazit, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj dhe për mbarë komunitetin shkollor.
(Struga Ekspres)
















