Wednesday, May 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDelegacioni i SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”-Strugë nderon ish drejtorët e parë,Musa...

Delegacioni i SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”-Strugë nderon ish drejtorët e parë,Musa Musain dhe Urim Krekën, në kuadër të 20-vjetorit (FOTO)

Delegacioni i SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” nderon figurat themeluese në kuadër të 20-vjetorit

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”-Strugë, një delegacion i shkollës realizoi vizita përkujtimore pranë varreve të drejtorit të parë, Musa Musai, dhe drejtorit Urim Kreka.

Me këtë rast, u vendosën lule në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe nderimi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe avancimin e institucionit arsimor ndër vite.

Përfaqësuesit e shkollës theksuan se figura dhe vepra e tyre mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së gjimnazit, duke shërbyer si frymëzim për brezat e rinj dhe për mbarë komunitetin shkollor.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!