25 vite pa Sulltan Memetin
Sot, me dhimbje dhe respekt, kujtojmë Sulltan Memetin – njeriun tonë, bashkëfshatarin, dhe kryetarin e Ladorishtit, i cili u nda dhunshëm nga ne 25 vite më parë.
Koha kalon, por kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona. Ai nuk ishte vetëm një përfaqësues i fshatit, por një njeri i afërt me popullin, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë. Mungesa e tij ndihet ende sot, si në familjen e tij, ashtu edhe në çdo cep të Ladorishtit.
Ne, mërgimtarët e Ladorishtit në Zvicër, e kujtojmë me nderim dhe përulësi, duke mos lejuar që emri dhe jeta e tij të harrohen kurrë.
Qoftë i paharruar kujtimi për Sulltan Memetin.
Shoqata e Mêrgimtarêve të fshatit Ladorisht në Zvicër













