Wednesday, May 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti25 vite pa Sulltan Memetin, veprimtarin dhe patriotin nga Ladorishti

25 vite pa Sulltan Memetin, veprimtarin dhe patriotin nga Ladorishti

25 vite pa Sulltan Memetin

Sot, me dhimbje dhe respekt, kujtojmë Sulltan Memetin – njeriun tonë, bashkëfshatarin, dhe kryetarin e Ladorishtit, i cili u nda dhunshëm nga ne 25 vite më parë.

Koha kalon, por kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona. Ai nuk ishte vetëm një përfaqësues i fshatit, por një njeri i afërt me popullin, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë. Mungesa e tij ndihet ende sot, si në familjen e tij, ashtu edhe në çdo cep të Ladorishtit.

Ne, mërgimtarët e Ladorishtit në Zvicër, e kujtojmë me nderim dhe përulësi, duke mos lejuar që emri dhe jeta e tij të harrohen kurrë.

Qoftë i paharruar kujtimi për Sulltan Memetin.

Shoqata e Mêrgimtarêve të fshatit Ladorisht në Zvicër

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!