Nga SPB-Ohër informojnë publikun se duke filluar nga sot, për qarkullim do të mbyllen të gjitha hyrjet dhe daljet dytësore që funksiononin përkohësisht në segmentin e autostradës Ohër–Kërçovë, në afërsi të fshatrave Trebenishtë dhe Mesheishtë, Komuna e Debrcës.
Me qëllim të përfshirjes së sigurt në segmentin e autostradës pranë këtyre vendbanimeve, drejtuesit e mjeteve motorike, duke filluar nga sot, për t’u kyçur pa pengesa në autostradë, duhet të përdorin ekskluzivisht rrugën hyrëse te nyja në afërsi të aeroportit të Ohrit “Shën Apostull Pavli”, deri te e cila çojnë rrugët dytësore të ndërtuara jashtë autostradës.
U bëjmë apel drejtuesve të mjeteve motorike që t’u përmbahen rreptësisht këtyre udhëzimeve, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale të vendosur, si dhe udhëzimet e punonjësve të policisë që do të kryejnë kontrolle intensive të trafikut në këtë segment rrugor, me qëllim kontrollin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve që do të përpiqen të kyçen në mënyrë të parregullt dhe do të rrezikojnë qarkullimin në autostradë, informojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)













