Gojart Polisi zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Odës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni
Në mbledhjen e mbajtur sot, më 27 prill 2026, në ambientet e Universitetit të Tetovës, Gojart Polisi është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Odës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.
Takimi u zhvillua në Amfiteatrin nr. 109 në Rektoratin e UT-së, me pjesëmarrjen e kandidatëve për Kuvendin Qendror dhe anëtarëve të Kryesisë Qendrore, të propozuar nga degët përkatëse.
Zgjedhja e tij pritet të sjellë përfaqësim më të fuqishëm dhe koordinim më të mirë brenda strukturave të Odës.
















