Monday, April 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH e Selës: 27 prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë...

ASH e Selës: 27 prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut

“27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
Nga kjo parti thonë se më 27 prill ra një regjim i regjur dhe antishqiptar, u zgjodh kryeparlamentari i parë shqiptar, u soll Ligji për përdorimin e gjuhëve, vendi u bë anëtar i NATO-s.

“Ishte dita kur politikanët treguan me vepër se kush i qëndron deri në fund fjalës së dhënë në popull, e kush e përdor fjalën për ta manipuluar popullin. Dikush iku, dikush u struk e nuk u shfaq aspak, e dikush sakrifikoi. Është dita nga e cila dikush vazhdon të ikë, dikush turpërohet, e dikush ndjehet krenar. Dhe siç ditët dhe datat në kalendar përsëriten çdo vit, kjo ditë do të ngelet në ndërgjegjen e gjithsecilit që e ka një të tillë, ku ishte, ç’bëri, ç’plane kishte”.

“Sot fatkeqësisht regjimi është kthyer, organizatorët dhe vrasësit në tentativë janë të lirë. Debati sot turpshëm në këtë 27 prill bëhet, a ishin dhunuesit mbrojtës të Kushtetutës apo terrorist!?E pyetja që duhet parashtruar nuk është se a mbrojtën ndonjë gjë, organizatorët dhe ekzekutorët e 27 Prillit, por cili ishte roli i kryeministrit të sotshëm të Maqedonisë së Veriut. Se çfarë ishin ata, shihini fotot e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela me 27 prill dhe e kuptoni: vrasës dhe jo mbrojtës”, thonë nga ASH e Ziadin Selës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!