Më 25 prill 2026, në ora 23:15, në vendin e quajtur “Bel Most”, në territorin e fshatit Volinë, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e një automjeti transportues, me qëllim kryerjen e kontrollit ndaj tij.
Shoferi nuk është ndalur, por me automjetin është përpjekur t’i godasë zyrtarët policorë. Gjatë kësaj, nga ana e policisë janë shkrepur disa plumba, pas së cilës personi është larguar në arrati, ndërsa automjeti i ngarkuar me dru është konfiskuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, informojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)













