Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RKE) ka marrë vendim me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,73% krahasuar me vendimin e datës 6.4.2026.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje mesatare: te benzina për 2,703%, te dizeli për 3,251%, te vaji ekstra i lehtë për 3,960% dhe te mazuti ulja është 4,476%.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë për litër, krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e datës 06.04.2026, dhe kështu çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 82,00 den/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 është 84,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për 2,50 denarë për litër, dhe tani është 95,50 den/litër.
Nga data 15.3.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve do të jenë:
• Benzinë motorike EUROSUPER BS-95 – 82,00 den/litër
• Benzinë motorike EUROSUPER BS-98 – 84,00 den/litër
• Naftë EURODIZEL (D-E V) – 95,50 den/litër
• Vaj për ngrohje ekstra i lehtë (EL-1) – 96,50 den/litër
• Mazut M-1 NS – 49,227 den/kg
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 3,50 den/litër dhe tani është 96,50 den/litër.
Ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS ulet për 2,084 den/kg dhe tani është 49,227 den/kg.













