Një incident shqetësues është raportuar në Gostivar, ku pas një konflikti fizik mes dy të miturve, situata është përshkallëzuar nga ndërhyrja e prindit të njërit prej tyre (L.I.). Sipas raportimeve, ai e ka ndjekur të miturin tjetër me një automjet tip “Porsche”, e ka detyruar të hipë në makinë dhe më pas e ka çuar deri pranë banesës së tij, duke e kanosur gjatë rrugës. Autoritetet policore janë duke hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.













