Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 7 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 12 dhe 19 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, i shoqëruar me erë të dobët deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë.
Edhe në ditët në vijim do të vazhdojë moti i ndryshueshëm, me periudha me diell të ndërthurura me vranësira gjatë ditës.













