Dje ishte një ditë e veçantë për mua, pasi mora zyrtarisht detyrën e drejtorit të shkollës sonë.
Ky është një moment përgjegjësie dhe nderi, por njëkohësisht edhe një moment për të shprehur mirënjohje të sinqertë ndaj ish-drejtorit tonë, prof. Altin Ziba. Me përkushtim, vizion dhe punë të palodhshme, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin dhe zhvillimin e kësaj shkolle.
Si themelues dhe drejtori i parë i këtij institucioni, ai ka vendosur themele të forta mbi të cilat është ndërtuar rruga dhe identiteti i shkollës sonë. Falë angazhimit të tij, sot kemi një institucion me rezultate dhe me perspektivë për të ardhmen.
Me respekt të veçantë e falënderoj për gjithë punën dhe përkushtimin e tij.
Detyrën që marr e pranoj me përulësi dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie, me synimin që së bashku me kolegët dhe nxënësit të vazhdojmë zhvillimin dhe suksesin e shkollës sonë.
Blerand Lena-drejtor i shkollês së Muzikës













