Sunday, March 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRriten me të madhe çmimet e ushqimeve në Maqedoninë e Veriut

Rriten me të madhe çmimet e ushqimeve në Maqedoninë e Veriut

Qytetarët në periudhën e ardhshme do të ndiejnë goditjen më serioze nga kriza ekonomike botërore. Sipas analizave ekonomike pas rritjes së çmimeve të karburanteve, pritet edhe rritje e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Qytetarët e anketuar thonë se veçmë kanë filluar të ndjejnë shtrenjtimin e produkteve ndërsa thonë se me pagat që marrin çdo ditë bëhet më vështirë.

”Shumë shtrenjtë. Cilat produkte janë shtrenjtuar më shumë? Të gjitha, domatet, specat, 300 denarë, të gjitha.,” tha një qytetar.

”Çmimet vërtet janë të larta dhe janë rritur çmimet. Cilat produkte janë shtrenjtuar më shumë? Thuajse të gjitha produktet, vaji ishte 100 denarë në vend se të jetë më i lirë e pagat janë minimale, tha një tjetër qytetar.

Nga një krahasim të bërë shihet qartë se çmimet e produkteve ushqimore tashmë janë rritur për rreth 30% deri 40% për rreth 3 javë.

Produkti Çmimi para krizës (denarë)   Çmimi gjatë krizës (denarë) % rritje
Vaj 74           93 – 118 25.7% – 59.5%
Kafe (100 g) 104          120 – 140 15.4% – 34.6%
Mish i bluar 638           849 33.1%
Mish pule 376           493 31.1%
Qumësht 56          67 – 78 19.6% – 39.3%
Vezë 103          122 – 148 18.4% – 43.7%
Speca          300
Domate           200

Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të karburanteve do të ndikojë edhe më tej në shtrenjtimin e produkteve tek ne, dhe rritjen aktuale e vlerësojnë si pjesërisht të krijuar artificialisht. Nga ana tjetër autoritetet konsiderojnë se nuk bëhet fjalë për një rritje të jashtëzakonshme. /Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!