Në mbledhjen e sotme qeveritare pritet të merret vendim për shpalljen e gjendjes së krizës, si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.
Autoritetet kanë vlerësuar se, duke u bazuar në trendin e tregut ndërkombëtar, çmimi i dizelit do të duhej të rritej me rreth 10 denarë, ndërsa produktet e tjera të naftës me afërsisht 6 denarë. Për këtë arsye, Qeveria pritet të ndërhyjë përmes uljes së disa tatimeve, si dhe me masa për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Gjithashtu, pritet që kryeministri të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë vendimet dhe masat që do të ndërmerren.













